Familja e Jackson kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për filmin dokumentar

Familja e Jackson kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim për filmin dokumentar

Trashëgimtarët e Michael Jacksonit do ta padisin HBO-në për shkak të filmit dokumentar “Leaving Neverland”, me ç’rast do të kërkojnë 100 milionë euro dëmshpërblim.

Dokumentari që u dha premierë në Festivalin Sundance flet për keqtrajtimet e aluduara të Mbretit të muzikës pop ndaj fëmijëve në rançin e tij.

Avokati i familjes Jackson ka thënë se këngëtari i ndjerë ka qenë i pafajshëm në raport me këto akuza dhe se punonjësit e HBO nuk e kanë trajtuar si duhet çështjen në bazë të të cilës e kanë xhiruar dokumentarin dhe se nuk i kanë konfirmuar faktet, porse thjeshte kanë financuar dhe prodhuar një film ku flasim dy viktima, të cilët në këtë kaluarën, nën betim, kanë thënë se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe muzikantit.

Në filmin që zgjat katër orë, fokusi është tek akuzuar për keqtrajtim seksual të Wade Robson dhe Jimmy Safechuck, që datojnë nga vitet e tetëdhjeta, kur ata ishin shtatë dhe dhjetë vjeç, respektivisht. Ata kanë thënë se këngëtari u kishte dhënë ëmbëlsira për të bërë seks me ta dhe madje, kanë pohuar se Jackson e kishte organizuar edhe martesën me njërin prej tyre.

Përkundër kërcënimit me padi, nga HBO kanë thënë se do të vazhdojnë me emetimin e këtij dokumentari. Ndërkaq, familja e Jackson ka thënë se Michael ka pasur marrëveshje me këtë shtëpi televizive, sipas të cilës ata nuk guxojnë të shpifin për të. Megjithatë, kjo gjë është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e HBO./ Insajderi.com