Vajza e Michael Jackson deklarohet për dokumentarin e babit të saj i cili akuzohet për pedofili

Vajza e Michael Jackson deklarohet për dokumentarin e babit të saj i cili akuzohet për pedofili

Paris Jackson, vajza e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, ende beson se akuzat për pedofili ndaj babait të saj, janë të rreme dhe ajo refuzon ta shoh dokumentarin Leaving Neverland.

Ky dokumentar i ndarë në dy pjesë, përbëhet nga dy rrëfime të Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët tregojnë se ishin abuzuar or disa vite me radhë nga këngëtari.

Burimet e afërta me aktoren 20 vjeçare kanë treguar se ajo nuk ka dëshirë të shoh këtë dokumentar.

Paris, njëra nga tre fëmijët e këngëtarit , nuk iu ofrua mundësia ta shoh dokumentarin para se të lansohej.

Raportohet se edhe nëna e Paris, Debbie Rowem gjithashtu po refuzon të shoh dokumentarin.

Ajo thotë se nuk sheh arsye të dëgjoj rrëfimet e dy të akuzuesve sepse Jackson ka vdekur që nga viti 2009.

Po ashtu, gjatë kohës sa ishte gjalli, këngëtari i mohoi fuqishëm akuzat e bëra ndaj tij për ngacmim seksual, kështu që çdo akuzë e bërë sipas tyre është e rreme./Insajderi.com