![Disenjatorja kosovare sjell koleksionin e ri për maturante me mbi 50 modele [FOTO]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/03/foto-2-730x440.png)
Këtë vit, disenjatorja Vjollca Llapashtica, ka sjellë një koleksion të jashtëzakonshëm dhe ekskluzivisht për maturantë, me mbi 50 modele të ndryshme e të krijuara me shumë kujdes, të cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.
Llapashtica, ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera. I radhës pas këtij të fundit do të jetë koleksion për semimaturantë.
Në fotosesion e tanishëm, mund t’i shihni vetëm disa modele ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë.