Enca Haxhia mbrëmë ka performuar në Kurdistan para shumë fansave të saj. Ajo përmes një publikimi në rrjetin social Instagram, ka treguar se aty u ndje si në shtëpinë e saj.
“Pas pesë viteve me një dashuri të pakusht dhe me përkrahje, Unë kisha këtë eksperiencë të mahnitshme me juve. U ndjeva si në shtëpi. Zoti e ka bekuar Kurdistanin”, ka shkruar Haxhia në Instagram.
Enca tregon se që pesë vite fansat nga ky vend e kanë përkrahur vazhdimisht dhe për këtë është organizuar edhe kjo mbrëmje./ Insajderi.com