Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj, ka qenë i ftuar në një emision të TCH, ku e gjithë puntata i ishte dedikuar qytetit të Tepelenës.

Shpërthen në lot aktori i njohur shqiptar gjatë emisionit

Gjatë bisedës në studio, Agroni ka shpërthyer në lot për dhembshurinë që ndjen për qytetin e tij të lindjes, Memaliajn. Në momentin që po fliste për vendlindjen, aktori i njohur nuk i ka mbajtur dot lotët pasi, sipas tij, ai vend nuk ka më të ardhme.

“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë nga Memaliaj, sepse iku miniera, u largua çdo gjë, filloi u ç’bë qyteti. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, dhe unë të vetmen gjë jam munduar, herë pas here kam shkuar duke dhënë koncerte. Ndonjëherë që nuk dua ta përdor këtë shprehjen, bashkë me Ylli Bakën kemi shkuar e kemi dhënë një tip koncerti le të themi bamirësie. Kemi shpërndarë disa pako me ushqime, që më vjen turp që e thashë tani këtë…”, ka thënë Agroni duke qarë.