Kjo figurë e njohur për publikun për herë të parë ndodhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kjo figurë e njohur për publikun për herë të parë ndodhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ilda Bejleri është një ndër moderatoret dhe gazetaret më të njohura të sportit në trevat shqiptare. Ajo do të jetë prezente në shkallët e stadiumit në ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Bukuroshja shqiptare ka zbuluar një të pathënë deri më tani, por që nuk ka dhënë shumë detaje rreth saj.

Zeshkania ka treguar se ka prejardhje gjakovare, kështu që ndihet edhe si shtetase e Kosovës.

“Dua t’iu tregoj se kam një çik prejardhje nga Kosova. Edhe kjo është arsyeja pse jam veshur në të kaltër”, ka pohuar ndër të tjerash ajo.“Kam origjinë nga Gjakova dhe sonte do ta mbështes Kosovën. Unë i përcjell lojtarët e Kosovës, e përmendi shpesh Milot Rashicën dhe të tjerët në komentet e golave”, ka thënë Ilda Bejleri për Supersport Kosova.

Kosova gjatë mbrëmjes së sotme do të debutojë në kualifikimet e kampionatit evropian.