Shakira në gjykatë, përballet e qeshur me akuzat për plagjiaturë

Shakira në gjykatë, përballet e qeshur me akuzat për plagjiaturë

Shakira dhe Carlos Vives janë paraqitur në një gjykatë në Madrid të mërkurën për tu përballur me akuzat e një këngëtari dhe producenti nga Kuba, për plagjiaturë.

Këngëtari nga Kuba pretendon se hiti i tyre i madh  “La Bicicleta” është plagjiaturë.

Këngëtarja kolumbiane buzëqeshi ndërsa hyri në gjykatën në qendër të Madridit por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Shakira dhe Vives hodhën poshtë pretendimet e Livan Rafael Castellanos se “La Bicicleta”, përmban tekst, ritëm dhe melodi të ngjashme me ato të këngës së tij  të vitit 1997, “Yo te quiero tanto”.

Ajo tha para gjykatës se kënga e Castellanos  nuk ka lidhje me këngën e saj pasi melodia është ndryshe, muzika është ndryshme dhe përmbajtja është e ndryshme.

“Kënga ime flet për atdheun tim, nderim për atdheun tim Barranquilla, Kolumbinë, jo Kubën,”-tha këngëtarja në gjykatë sipas mediave spanjolle.

“La Bicicleta” fitoi dy nga tri çmimet më të mëdha Grammy Latino për 2016, duke përfshirë “Song and Record of the year”.

Vives  tha për gazetarët se u paraqitën në gjykatë për të pastruar emrin e tyre.