Kënga shqiptare bëhet hit ndërkombëtar

Kënga shqiptare bëhet hit ndërkombëtar

Një nga këngët shqiptare më të dëgjuar që e bëri namin vjet në verë, është kthyer në një hit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për këngën “Te molla” nga Arnon dhe Killua, një version i këngës së vjetër “Ajshe”.

Me anë të një postimi në Instagram të Aurela Gaçe ka njoftuar se kënga “Te molla” është një ndër 50 këngët më të kërkuara internacionalisht në Shazam dhe ka fituar Plantinium në iTunes.

Kënga  shqip “Te molla” ka fituar plantinium  në iTunes.  Eshtë në 50 këngët më të kërkuara internacionalisht në Shazam, edhe ka qenë në vend të parë në iTunes Dance Chart në Rusi. Pra ata degjojnë këngë shqip të vjetër  të sjell në mënyrë moderne të mundshme nga këta 3 yje. Ja që ka mënyra për të depërtuar në botën e madhe të muzikës edhe me Shqip”- shkruan Aurela