
Arbenita Ismaili dhe Fero janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku. Dyshja që kur e bënë publike lidhjen e tyre nuk kanë ngurruar që ta bëjnë dedikime dhe deklarata dashurie në rrjete sociale.
Siç duket ata tashmë janë të pandarë dhe modelja e njohur ka filluar ta ndjekë Feron edhe në koncertet e ndryshme që ai bën jashta dhe brenda Kosovës.
Arbenita ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ disa video ku shihet pranë Feros, ndërkohë që ai po performon në skenë.
“Mbreti i vendit tim, sepse të gjithë e njihni mbretëreshën”, ka shkruar modelja pranë videos duke iu referuar kështu reperit dhe vetes.