Jackie Chan e ndihmon kolegun e tij në borxhe

Jackie Chan e ndihmon kolegun e tij në borxhe

Janë dy aktorët më të dashur për gjithë publikun, të cilët fituan zemrat e fansave krahas filmave komedian. Por aktori Chris Tucker duket se është në telashe.

Chris Tucker është fotografuar me Jackie Chan, ku që të dytë ngritin katër gishta, duke njoftuar vazhdimin e katërt të filmit popullor “Rush Hour”, raporton Daily Mail.

Tucker tha se është shumë e rëndësishme për ta që të xhirojnë filmin, i cili në pesë vitet e fundit i ka shtuar borxhet në 14 milionë dollarë.

Chan dëshiron ta ndihmojë mikun dhe po e bën në mënyrën më të mirë duke regjistruar filmin më të ri.

“Unë nuk jam i kënaqur me këtë film, por duket se po shiten mirë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, pse nuk duhet ta filmojmë atë?”, tha Chan në një intervistë për mediat e huaja..

Ndryshe, ata nuk kanë dhënë më shumë informacione rreth filmit aksion, por theksuan se është shumë e rëndësishme që projekti të realizohet.