Si të kujdeseni për kocka të forta në çdo moshë

Si të kujdeseni për kocka të forta në çdo moshë

Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme. Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore.Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Sipas ekspertëve osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta.

 Kalciumi dhe Vitamina D

Kalciumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij.Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë.

Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

 Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave.Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota.

Përpos tyre, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe përzgjedhjen e sa më shumë drithërave të plota.

Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat. Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjith ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq.Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.