Tyga vazhdon të mbetet një ndër reperat më të komentuar në muzikë e poashtu edhe në jetën e tij private.
Njihet për jetën luksoze që bën, por kësaj radhe ai ka befasuar fansat e tij me blerjen e një aksesori.
Reperi ka shpenzuar hiç më pak se 500 mijë dollarë në akcesorin e tij më të ri, një qafore me motiv interesant.
Qaforja ka ari të bardhë 18 karat dhe peshon afro një kilogram.
Tyga vazhdon të kthehet me projekte muzikore në formë të vazhdueshme.
Ai lansoi singlin e tij më të ri “Goddamn” kohë më parë.