
Gjyshja e Bes Kallakut , Ija, është kthyer në personazhin më të njohur e të komentuar në media e në rrjete sociale .
Ditën e sotme, ajo feston 80-vjetorin e lindjes dhe nipi i saj, Besi, i ka organizuar një festë gjigante për ditëlindje , ku kanë kërcyer e kanë festuar së bashku me familjarë të tjerë.
“Ija ime , shpirti im i butë, luledelet e mija, natyra ime, thjeshtësia ime, kripa e bukës time, Perëndesha e fëmijërisë time, urime 80 vjetorin. Të dua sa 100 diej. Lavdi Zotit të kemi në formë”, – shkruan Besi në postim.
Gjithashtu, ai i kishte përgatitur gjyshes tortën më epike të ditëlindjes, në formën e një kopshti me prime.