Melinda Ademi i kërkon publikisht falje Taynës

Melinda Ademi i kërkon publikisht falje Taynës

Prej kohësh në media është përfolur për konfliktet mes repereve shqiptare si Tayna, Melinda dhe Rina të cilat herë pas here në këngët e tyre i bëjnë diss njëra-tjetrës.

Megjithatë së fundmi, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja Melinda i ka habitur të gjithë teksa ka kërkuar falje publikisht Taynës për të gjithë fjalët që ka thënë për të në tekstet e këngëve të saj.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që most ë nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, ka shkruar  Melinda pranë postimit duke etiketuar Taynën.