
5 emrat e njohur për muzikën shqiptare pjesë e jurisë në ‘Eurovision’.
Janë bërë publike 5 emrat që do e krijojnë jurinë shqiptare në ‘Eurovision’, shkruan lajmi.net.
Anxhela Peristeri, Dilan Reka, Eranda Libohova, Gent Rushi, Julka Gramo, janë emrat që do të vlersojnë këngët e ‘Eurovisionit’ këtë vit duke dhënë 50 % të pikëve.
Jonida Maliqi do ta përfaqësoj këtë vit Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën e titulluar ‘Ktheju Tokës’.
Edicioni i 64 i ‘Eurovision’ do të fillojë me 14 maj të këtij viti në qytetin Tel Aviv të Izraelit.