Dhurata sjell këngë me Noizyn, Dafina i jep fund miqësisë me të

Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy i dhanë fund miqësisë. Dyshja ishte parë shpesh herë me njëri-tjetrin dhe madje publikuan dhe një bashkëpunim që rezultoi shumë i suksesshëm.

Dhurata sjell këngë me Noizyn, Dafina i jep fund miqësisë me të

Mirëpo, pak ditë më parë u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Siç duket Dafina nuk është zënë vetëm me Noizyn, por edhe me mikeshën e saj Dhurata Dora. Dy këngëtaret kanë qenë shumë mikesha dhe shpesh në postime të ndryshme të tyre nuk mungonin komentet dhe përkrahjet për njëra-tjetrën. Madje kohë më parë u përfol se dy bukuroshet shqiptare do të sillnin dhe një bashkëpunim.

Megjithatë, së fundmi duket se Dafina ka hequr nga lista e miqve në ‘Instagram’ Dhuratën dhe kjo e fundit po ashtu nuk e ndjek më këngëtaren. Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol se Noizy dhe Dhurata do të sillnin një bashkëpunim, mirëpo nuk dihet se nëse ky është shkaku i prishjes së raportit mes dy këngëtareve.