
Bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Leartën Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli nesër në ora 14:00 do të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “Për ty Nexhmije” në bashkëpunim me nusen e saj, Learta Jakupin.
Bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Leartën do të jetë një dedikim për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën.
Në rrjetin social Instagram është publikuar një pjesë nga kënga dhe videoklipi i ri i tyre.