
Diellza Kolgeci duket se tashmë ka rikthyer linjat e saj të trupit.
Gjatë fundjavës së kaluar Diellza Kolgeci ka sjellë në jetë vajzën e saj me basketbollistin Fisnik Rugova.
E ndërsa të gjithëve ju ka marrë mendja se Diellza po pushon dhe po merr veten, ndërsa po kalon kohë me Helenën e posalindur, Diellza ka befasuar të gjithë me fotografinë që ka postuar, shkruan Gazeta Express.
Ajo shihet në një ‘selfie’ para pasqyrës, ku ka fotografuar gjithë trupin e saj pas lindjes dhe në veshjen e zezë e të ngushtë, shtatzënia duket se nuk ka lënë asnjë shenjë tek bukuroshja./ Insajderi.com