Mësohet me sa vjet burgim mund të dënohet Loredana për mashtrim, detyrim dhe kërcënim

Mësohet me sa vjet burgim mund të dënohet Loredana për mashtrim, detyrim dhe kërcënim

Reperja e njohur, Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga Policia e Luzernit për shkak të akuzave se bashkë me vëllain e saj ua kanë marrë një çifti zviceran 900 mijë franga. Lajmi është bërë i ditur nga media zvicerane “20 minuten”, që ka shpalosur historinë dhe akuzat që rëndojnë mbi Loredanën.

Në kallëzimin penal ndaj këngëtares, të cilin e ka paraqitur më 2018 zviceranja Petra Z., ajo akuzohet për mashtrim, zhvatje, detyrim dhe kërcënim.

Loredana mund të dënohet për mashtrim nëse vërtetohen akuzat ndaj saj. Sipas ligjit të Zvicrës, kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, përballet me burgim deri në 5 vjet, ose gjobë, shkruan Insajderi.

Sipas ligjit penal të shtetit zviceran, që personi të dënohet, gënjeshtrat duhet të jenë “dëshmi e një egërsie të veçantë dhe të koordinohen aq mjeshtërisht që edhe viktima kritike mund të mashtrohet”. /Insajderi.com