Reperi i famshëm gjerman tallet me arrestimin e Loredanës

Reperi i famshëm gjerman tallet me arrestimin e Loredanës

Loredana Zefi është arrestuar në Luzern pas akuzave të një çifti zviceran se bashkë me vëllain e saj, Bekimin, ua kishin marrë atyre rreth 1 milion franga.

Ajo akuzohet për mashtrim, kërcënim dhe detyrim.

Në akuzat e zviceranes Petra, ndër tjerash, thuhet se reperja është prezantuar rrejshëm si avokate me emrin Anna Landmann, në mënyrë që të arrijë t’ua marrë paratë çiftit zviceran.

E kjo akuzë ka bërë që reperi i famshëm gjerman, Farid Bang të tallet me Loredanën, shkruan Insajderi.

Reperi i shumë hiteve të këtij zhanri ka reaguar me humor rreth rastit të arrestimit të Loredanës, duke iu përgjigjur asaj përmes një viedoje në Instagram.

Ai ka marrë shembull një reper që kishte studiuar ligjet dhe që më pas ishte bërë avokat, për të ironizuar me Loredanën.

“Siç rezulton, Kollegah nuk është i vetmi reper që studioi ligjin dhe u bë avokat”, thotë ai, duke shpërthyer më pas në të qeshura. /Insajderi.com