Getinjo ka një mesazh për rastin e kunatës së tij, Loredanës

Getinjo ka një mesazh për rastin e kunatës së tij, Loredanës

Po komentohet gjatë historia e trishtë e çiftit zviceran, ku dyshohet se Loredana bashkë me vëllain e saj i morën plot 900 mijë franga atyre, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse pati reagime nga të afërmit e tyre, të cilët mohuan gjithçka për çfarë po shkruhet.

Tani, Getinjo sërish ka reaguar përmes një postimi të bërë në Instagram, duke thënë se ata që donin t’i shihnin keq e arritën këtë gjë.

“Njeri osht i fort, krejt i perballon, fyerjet e njerzve, paragjykimet e njerzve popo krejt i perballon njeri. Bravo per ket planoprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurr skeni me arrit me na nal, kurr skeni me arrit me na pa te shkaterruar, kurre! Ju don xhaxhi Get shum. Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa mu”, ka shkruar Getinjo.

Loredana dhe Mozzik janë nisur drejt Kosovës, ku sipas një bashkëbisedimi mes Mozzik dhe një fansi të tij, thuhet se ata do jenë në Prishtinë për çështje biznesi.