Kjo është shuma që ndau Rita Ora nga milionat e saj për blerjen e shtëpisë në Kosovë

Kjo është shuma që ndau Rita Ora nga milionat e saj për blerjen e shtëpisë në Kosovë

Këngëtarja e njohur Rita Ora javë më parë kishte ardhur në Kosovë me misionin humanitar të mbështetur nga Unicef për t’i ndihmuar fëmijët në nevojë.

Gjatë vizitave në disa vende të varfëra të Kosovës asaj i erdhi rasti të kalojë edhe nga Parku i Bërnicës në Prishtinë,  ku edhe bleu një shtëpi prej 1.5 milion dollar në Chelseapoint.

Prona e re e saj me këtë çmim marramendës thuhet të jetë një nga zhvillimet më luksoze në kryeqytetin e Kosovës.

Blerjen e kësaj shtepie së pari e ka bërë të ditur nëna e saj, Vera Ora,  përmes një postimi në Instagram.

“Edhe pse ne jetojmë në Londër është e rëndësishme për të ardhmen tonë dhe gjeneratën e ardhshme të fëmijëve të kenë mundësinë të vizitojnë shtëpinë e tyre në Prishtinë”, ka shkruajtur ajo.

Ndër të tjera sipas publikimeve për pasurinë e të famshmëve, Ora renditet e nënta në Angli.

Pasuria e saj vitin e kaluar ka qenë 20,500,000 dollarë ndërsa këtë vit ky çmim ndonëse mund të zvogëlohet shkak i blerjes së shtëpisë luksoze.