Loredana shqip thotë se paratë nuk u morën me dhunë, gjermanisht thotë se nuk e njeh Petrën

Loredana shqip thotë se paratë nuk u morën me dhunë, gjermanisht thotë se nuk e njeh Petrën

Reperja e njohur Loredana Zefi është duke mbajtur një konferencë rreth dyshimeve për mashtrimin e çiftit zvicerran duke iu marrë kështu afro 1 milion euro.

Sqarime ajo ka dhënë në gjuhën shqipe ndërsa për të gjithë gjermanofolësit ajo ka deklaruar në gjuhën gjermane.

Ajo së pari tha se paratë e çiftit nuk janë marrë me dhunë, me mashtrim apo edhe nën kërcënim duke lënë të kuptohet se paratë janë marrë deri tani.

Ndërsa në gjuhën gjermane ajo u mundua të përbledhë atë që e tha por shtoi edhe një detaj tjetër.

“Unë nuk e di sa është shuma e parave të marra dhe nuk e kam idenë se kush është ajo grua”, ka thënë ajo