Emina Cunmulaj flet për nënë e saj që i vdiq nga kanceri – Dhuron flokët për këtë kauzë

Emina Cunmulaj flet për nënë e saj që i vdiq nga kanceri – Dhuron flokët për këtë kauzë

Emina  vendosi t’i jap flokët e saj donacion, “buzëqeshja në fytyrat e atyre njerëzve më bën të lumtur, për këtë arsye i kam prerë” u shpreh ajo.

Modelja ka treguar edhe kësaj here pjesën e saj humane, duke menduar edhe për personat që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

Ajo e kishte rastin në familjen e saj ku e di më së miri këtë ndjenjë të trishtë, shkruan Gazeta Express. Pas fotos ajo publikoi edhe një video ku tregoi diçka më shumë;

“Unë mendoj ndryshe. Nuk mendoj se duhet të jesh ashtu si do që bota të të sheh ty. Mendoj se duhet të jesh ai/ajo që e sheh veten. Nëse është me flokë të shkurtra atëherë le të jetë me flokë të shkurtra. Nëse është me flokë të gjata le të jetë me flokë te gjata. E kam humbur nënën para 5vite e gjysmë siç e dinë shumica nga kanceri. Pas 6 muajsh e sëmur, ndihesha në faj me flokë të gjata dhe të bukura, përderisa nëna ime ishte në kemoterapi dhe më kujtohet sesa e tmerrshme ishte për të të mos kishte flokë. Vendosa ti pres flokët dhe t’i bëj donacion.

Pas lindjes së dy vajzave të mija të bukura,flokët e mia u rriten sërish, të gjata, ku edhe u ndjeva sikur nuk kam nevojë t’i kem të gjitha ne këtë botë sepse i kam. Jam e bekuar, Kam shëndetin dhe të gjitha që vijnë pas shëndetit por t’i kesh të gjitha nuk ndjehesh sikur ke të gjitha brenda, por duke e ditur që kam dhuruar flokët të cilat do t’i shkojnë dikujt që ka nevojë më shumë për to dhe do t’jua rikthejë buzëqeshjen në fytyrën e tyre, më bën të lumtur. Kjo është arsyeja pse i kam prerë’’ , është shprehur ajo”.