Shkelzen Jetishi: Kryeministri më ka lakmi mua, unë se kisha dashur kurrë pozitën e tij

Shkelzen Jetishi: Kryeministri më ka lakmi mua, unë se kisha dashur kurrë pozitën e tij

Këngëtari i njohur, Shkelzen Jetishi- Xeni në një rrëfim për emisionin ‘Histori Sukesi’ ka folur rreth marrëdhënieve që i posedon me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai njihet si këngëtarë i suksesshëm por në pyetjen se a e ka lakmi pozitën e Kryeministrit, Xeni nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Kryeministrin e kam mik. Mendoj se ai ma ka lakmi mua, dhe unë s’kisha dashur kurrë të jem në pozitën e tij. Sinqerisht po them. Është krenari të jesh kryeministër dhe të punosh për vendin, por është përgjegjësi shumë e madhe”.

Ndër të tjera ai ka shtuar se përgjegjësia në aspektin e muzikës është më e lehtë në krahasim me atë për vendin.

“…Prandaj unë them se ai ma ka lakmi, por edhe nëse nuk ma ka, le të ma ketë lakmi, sepse unë e kam më të lehtë në një kuptim, por pa lënë anash përgjegjësinë që ne kemi për muzikën pasi kanë dalë zhanre të ndryshme që kanë hyrë në tregun tonë. Megjithatë mendoj se ai ma ka lakmi mua”.