Elvis Presley ishte pedofil, kishte të dashura nën moshën 14 vjeçare

Elvis Presley ishte pedofil, kishte të dashura nën moshën 14 vjeçare

Elvis Presley ishte pedofil dhe kishte të dashura në moshën 14 vjeçare në kohën kur ishte në turne në moshën 22 vjeçare, shkruhet në një libër. Këto rreshta të botuara kanë tronditur opinionin.

Autori Joel Williamson ka thënë se Mbreti i ‘Rock and Roll’ ka mbajtur një grup prej tre vajzash 14 vjeçare me të në turne, të cilat ishin të gatshme për: ‘luftime me jastëk, gudulisje, puthje dhe gudulisje’, raporton Vice.EDHE:

Në Elvis Presley: Një jetë jugore (Elvis Presley: A Southern Life), Williamson gjithashtu pretendon se ai mashtroi një nga të dashurat e tij, 15-vjeçare, Dixie Locke.

Dixie dhe Elvis dolën bashkë nga viti 1953 deri në vitin 1955. Elvis thuhet se kishte një varg femrash të mitura, përfshirë edhe gruan e tij Priscilla.

Çifti u takua në Bad Nauheim, Gjermani, gjatë karrierës së tij si ushtar kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.