Fansat i kundërvihen Gashit pas tatuazhit për Kosovën

Fansat i kundërvihen Gashit  pas tatuazhit për Kosovën

Ditën e djeshme reperi me origjinë shqiptare, Gashi ka publikuar një foto ku tregonte se kishte bërë një tatuazh për vendlindjen e tij Kosovën. Ai kishte shkruar në pjesën e barkut ‘Kosovo’ duke treguar në këtë mënyrëse tashmë do e ketë gjithmonë me vete.

Mirëpo, siç duket ky tatuazh nuk është pritur aspak mirë nga fansat e reperit të cilët kanë shpërthyer në kritika kundër tij.

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë komentuar Gashit duke i thënë se shkruhet Kosova me A dhe jo  Kosovo pasi ky emër përdoret më shumë nga serbët. Madje një tjetër e  ka kritikua r duke i thënë  se duhet të shkruante Dardania pasi është emri i  vërtetë i vendlindjes së tij.

“Kosovo është një emër serb, jo shqiptar. Emri i vërtetë i Kosovës është Dardania. Kosovo do të thotë mëllenjë (zog i zi) kështu që ti po mban  një emër serb, tatuazh në lëkurën tëndë”, shkruan fansi, ndërkohë që Gashi ka zgjedhur mos t’i  përgjigjet asnjërit prej tyre.