Modeles izraelite i dalin të brendshmet gjatë provave në ‘Eurovision’

Modeles izraelite i dalin të brendshmet gjatë provave në ‘Eurovision’

Modelja e njohur bëhet ‘temë diskutimi’ shkak i këtij ‘skandali’.

Ajo është supermodelja më e famshme nga Izraeli, e pavarësisht se sot është 33 vjeç, sërish ka mjaftueshëm për të ofruar nga hiret e saj.

Po flasim për Bar Refaelin, e cila këtë të premte u ngjit në skenë për të performuar bashkë me fituesen e edicionit të kaluar të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, në atë që është vetëm nata e provave përpara finales së madhe të së shtunës, transmeton lapsi.

E veshur me një minifustan të argjendtë, ylli izraelit ofroi shumë për shikuesit e pranishëm gjatë provave, madje edhe më shumë nga ç’mund të kishin imagjinuar ata.

Ish-e dashura e aktorit të “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, u ngjit në krevatin e vendosur mbi skenë, u shtri dhe teksa përpiqej të zbriste prej tij më pas, nuk arriti të mbulonte gjithçka që duhej, edhe pse nuk ka asgjë për t’u turpëruar pas një ekspozimi të tepruar nga pakujdesia.

Në skenë u ngjitën 25 finalistët, mes të cilëve edhe Jonida Maliqi e cila përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”.

Fituese e Eurovizionit për vitin 2019 doli Holanda. Ky shtet është vlerësuar me pikët maksimale nga juria. Këngëtari Duncan Laurence me këngën “Arcade” është radhitur i pari nga votuesit europian duke marrë 239 vota. Shqipëria në këtë edicion mori vetëm 90 pikë e cila është përfaqësuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, shkruan Insajderi.