Këngëtarja shqiptare: “S’jam greke, por ndihem greke”

Këngëtarja shqiptare: “S’jam greke, por ndihem greke”

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira të shtunën e kaluar përfaqësoi Greqinë me një super performancë në Eurovision, mirëpo përpara se ajo të dilte në skenë, u shfaq në ekran një test ADN-je sipas të cilit bukuroshja ishte 68.9 % greke dhe italiane.

Pas kësaj Eleni shpërtheu në lot dhe mesa duket kombësia është pika e dobët e këngëtares së talentuar.

Siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtme ajo ka deklaruar për “MyHeritage” se ndihet greke: “Vërtet? Italiane? Nuk ia kam idenë! Prit, prit, prit, unë jam 70 % greke? Po filloj të qaj. Unë nuk jam greke, por unë ndihem greke sepse kam të njëjtin mentalitet.”

Rikujtojmë se në daljet e mëparshme publike, Eleni ka pohuar se është shumë krenare që është shqiptare.