Rita Ora përballet me kritika të ashpra, kjo është arsyeja

Rita Ora përballet me kritika të ashpra, kjo është arsyeja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po përballet me kritika të ashpra. Këto të fundit kanë ardhur fill pas një postimi në rrjetin social “Instagram”,  ku Rita reklamon brand-in e tekilës “Prospero”, që sipas saj nxjerr në pah forcën e pavarur të gruas.

Aktivistët paralajmërojnë se ylli i muzikës po dëmton kështu ndjekës të një moshe të vogël, të cilët nuk janë aspak të pakët në numër, po t’i hidhet një sy llogarisë së saj personale.

Rita nuk po reklamon një produkt alkooli dosido; bëhet fjalë pikërisht për tekilën për të cilën ka bashkuar forcat me zyrtarët e “Conecuh Bands”, për të ardhur tanimë edhe si aksionere dhe partnere kryesore.

“Billboard.com” bëri me dije në muajin prill se pija po prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë nga njëra nga distilueset e para femër të tekilës, Stella Anguiano.