Këngëtarja me famë botërore tregon hapur pëlqimin për Era Istrefin

Këngëtarja me famë botërore tregon hapur pëlqimin për Era Istrefin

Kënga e saj “Bad guy” është kthyer në hitin e momentit, duke thyer rekorde klikimesh dhe Billie Eilish është një ndër këngëtaret më të komentuara të momentit.

Ajo ndiqet në Instagram nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila duket se i ka rënë në sy këngëtares amerikane.

Në rrjet po qarkullon një foto që ka çmendur fansat, pasi këta të fundit kanë vënë re se Billie Eilish ka pëlqyer njërin prej postimeve  të Erës, duke i bërë fansat të shpresojnë  për bashkëpunimin mes vajzave.