![Publikohet fotoja e parë e fëmijës së Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/05/7bf0614bb5a44112a717b8f3f6037fc5-730x440.jpg)
Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Almeda Abazi, së fundmi janë bërë prindër.
Më 5 maj Almeda solli në jetë djalin, të pagëzuar me emrin Effehan, ndërsa për herë të parë imazhin e tij e kanë publikuar ditën e djeshme.
Tolga në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një foto ku shihet duke fjetur me djalin në gjoks.
“Fjalët nuk janë të mjaftueshme”, ka shkruar ai pranë fotos.