Nëna e Dua Lipës publikon fotografi me veshje tradicionale

Nëna e Dua Lipës publikon fotografi me veshje tradicionale

Anesa Lipa, nëna e yllit botëror, Dua Lipa, tashmë për të gjithë ne është bërë e njohur në saje të sukseseve që ka arritur vajza e saj.

Ajo njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan imazhe dhe video të llojllojshme me fansat e saj.

Së fundmi, nëna e këngëtares është rikthyer prapë në kohë dhe ka sjellë një imazh të saj me veshje tradicionale, kur ka qenë nuse. “Ari i punuar me qëndisje dore, veshje tradicionale shqiptare 1997”, ka shkruar Anesa krahas imazhit.

Edhe pse ka kohë që jetojnë në Londër, duket se familja Lipa nuk harrojnë që të prezantojnë Kosovën në mënyra të ndryshme, kjo pasi edhe Dua gjithnjë e ka thënë se krenohet me vendin e saj.

Vlen të ceket se në vitin 2008, familja e Duas është zhvendosur në Kosovë, por në moshën 15 vjeçare, ajo vendosi të kthehet në Londër dhe të jetojë me miqtë e saj, ku njëherë filloi punën si modele për t’u kthyer më pas në një nga emrat më të kërkuar të muzikës anembanë botës.

Momentalisht është njëra nga artistet më të suksesshme e më të komentuara në botë, me një sërë çmimesh të rëndësishme.