Enca rrëmben vëmendjen me pozën e fundit mbi veturë

Enca rrëmben vëmendjen me pozën e fundit mbi veturë

Enca Haxhia tashmë shquhet për paraqitjet provokuese që i bën në të shumtën e rasteve.

Këngëtarja më e ndjekur e rrjeteve sociale, e cila njëkohësisht numëron mbi dy milionë ndjekës në Instagram, është mjaft aktive dhe imazhet e saj komentohen tejet shumë.

Në fotografinë e fundit që e ka ndarë me fansat, 23 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje teksa pozon mbi veturë. “Gjithmonë në maje”, ka shkruar ajo.

Nuk është hera e parë që autorja e shumë hiteve shfaqet e tillë, ndërsa nuk munguan as komentet e llojllojshme nga fansat e saj.

“Hajde” mban titullin kënga e re e Encës e lansuar javën e kaluar në duet me këngëtarin Muharrem Ahmeti. Në vetëm pak ditë projekti i tyre ka marrë afro katër milionë shikime.

Gjatë verës, Enca ka bërë të ditur se do vijë me bashkëpunime ndërkombëtare që presim të shohim në vazhdim.