Fifi publikon këngën e re me motive popullore

Fifi publikon këngën e re me motive popullore

Fifi ka publikuar ditën e sotme këngën e saj  të re që mban titullin “Zogo” të cilën e lajmëroi që ditën e djeshme dhe fansat po e prsinin me padurim.

Kjo këngë është ripërpunim i këngës së njohur popullore “Oj Zogo”.

Muzika është punuar nga BiniDiez dhe Apollo ndërsa pjesën e re të tekstit e ka shkruar Fifi.

Klipi është xhiruar në mes të Tiranës dhe Fifi shfaqet e veshur me ‘dallamë’ të qindisur me ar.

Kënga është ritmike dhe do t’ju bëjë të kërceni.