A do ta falësh Jordyn? Ja përgjigja e Khloe Kardashian

A do ta falësh Jordyn? Ja përgjigja e Khloe Kardashian

Pas skandalit të tradhëtisë në familjen Kardashian-Jenner, kur bashkëshorti i Khloe e tradhëtoi atë me miken e ngushtë të motrës së kësaj të fundit, Jordyn Woods, fansat kanë qenë të interesuar nëse Khole do ta fal Jordyn.

Edhe pse Kylie e ka falur shoqen e saj më të mirë, por marrëdhënia e tyre nuk është si më parë, Khloe nuk ka ndërmend ta fal.

Disa burime kanë treguar për “People se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk dëshiron ta shikojë më asnjëherë Jordyn. “Është zgjedhja e Kylie për të pasur kontakt me Jordyn.  Ajo e kupton se është një çështje delikate dhe e dhimbshme për Khloe-n. Ajo është ende shumë e surprizuar nga ajo që ndodhi. Kylie e ka konsideruar gjithmonë Jordyn si besnike dhe të respektueshme”, tregoi burimi.

Ngjarja e ndodhur në muajin Shkurt të këtij viti, e shkatërroi marrëdhënien e Khole Kardashian me Tristan. Por kjo nuk ishte hera e parë e që Tristan u lakua për tradhëti, pasi edhe në muajt e fundit të shtatëzanisë se Khloe me vajzën e tyre, u fol sërisht për një tradhëti, por ylli Keeping Up With The Kardashians”  vendosi ta falte.