Bashkëshortja e Granit Xhakës e pranishme në tribuna për ‘Lojën e yjeve’

Bashkëshortja e Granit Xhakës e pranishme në tribuna për ‘Lojën e yjeve’

Sot në stadiumin Fadil Vokrri do të mbahet ‘Loja e yjeve’ ndeshje kjo e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje do të jenë prezent futbollist të mëdhenj si Granit Xhaka, Milot Rashica, Arlind Ajeti, por nuk do i mungojnë edhe yjet e fushës së muzikës si Ledri Vula dhe Mc Kresha.

Tribunat e stadiumit priten të jenë të mbushura nga publiku, dhe në to është e pranishme edhe Leonita bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, e cila minuta më parë postoi disa video nga stadiumi.