Dafina Zeqiri në bashkëpunim me këta dy artist të huaj

Dafina Zeqiri në bashkëpunim me këta dy artist të huaj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re, kësaj radhe bashkëpunim.

Këngëtarja njoftoi fansat që së shpejti publikon këngën në duet me DJ Hamida dhe Aymane Serhani.

Ky bashkëpunim i Dafinës me artistët e huaj do të publikohet më datë 5 korrik, ndërsa fansave të saj u mbetet të shohin se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Dafina.

Kujtojmë se “La Reina” titullohet projekti i fundit muzikor mga Dafina Zeqiri, këngë kjo që u prit mirë nga publiku.