
Që prej ditës kur njoftuan se po punojnë për një projket muzikor, fansat po presin me padurim publikimin e videoklipit të Adelina Ismailit dhe Rina Balajt.
Dy këngetaret kanë nisur xhirimet e videoklipit dhe pritet që kënga e tyre të kthehet në hit.
Në një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7, Adelina ka treguar se me Rinën u njoh tek parukieri i tyre i përbashkët.
Këngëtarja tregoi se i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e ëmbël e Rinës, por ishte prekur shumë kur kishte mësuar se ajo vazhdonte shkollën për muzikë.
“Ishte shumë e ëmbël, shumë e mirë. Rrallë ndodh që vajza të moshës së saj të jenë aq të edukuara. Kur mora vesh se është në Akademi të Muzikës, aty ma bëri zemrën copa-copa. Kam debulesë për këta që vazhdojnë në akademi”, u shpreh Adelina.