Kompozitori i njohur diagnostifikohet me kancer në fyt

Kompozitori i njohur diagnostifikohet me kancer në fyt

Kitaristi, vokalisti e njëherësh kompozitori i grupit amerikan, “Megadeth”, Dave Mustaine, ka njoftuar se po lufton me kancer të fytit.

“Jam diagnostikuar me kancerin e fytit. Është diçka që duhet respektuar, por unë kam hasur në pengesa. Jam duke punuar ngushtë me mjekët e mi dhe ne kemi hartuar një plan trajtimi për të cilin ata mendojnë se ka një sukses prej 90 për qind. Trajtimi tashmë ka filluar. Për fat të keq, kjo kërkon anulimin e disa koncerteve këtë vit”, ka thënë ndër të tjerash artisti.

“Unë jam aq mirënjohës për të gjithë ekipin tim, familjen, mjekët dhe anëtarët e grupit. Do t’ju mbaj të informuar me postime”, thotë më tej Dave.

Mustaine formoi grupin “Megadeth” në vitin 1983 pas largimit nga grupi “Metallica”, ku  ishte kitaristi i parë i bendit legjendar.

Rokeri ka deklaruar se grupi do të vazhdojë punën me albumin e suksesshëm “Dystopia”, me të cilin fituan ‘Grammy’ për performancën më të mirë.\Telegrafi.