Fotoja e këtij njeriu me qenin fsheh një histori të trishtë

Fotoja e këtij njeriu me qenin fsheh një histori të trishtë

Fotografia e një burri kokëulur, me mjekër, i cili qëndron pranë mikut të tij të mirë, qenit, është bërë virale në Australi.

Pas kësaj historie fshihet një ngjarje e trishtë, të cilën e ka treguar në rrjetet sociale personi që ka shkrepur foton, Brenton Smart.

Personi në foto quhet Paul Murcott dhe është 59 vjeç. Smart pa burrin kokëulur dhe qenin e tij, në një fshat, në periferi të Adelaide.

Atij i bëri përshtypje kjo pamje dhe u afrua, i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të burrit.

Pasi foli me të, Smart mësoi historinë e trishtë që kishte detyruar 59 vjeçarin të linte shtëpinë dhe të endej rrugëve për një kohë të gjatë.

Siç mësoi, Murcott tha se kishte kaluar një gjendje të rëndë emocionale dhe psikologjike, pasi kishte humbur të bijën 32 vjeçare, Shona Mai.

Ai kishte vendosur të ndërmerrte një udhëtim dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit që të firmosnin një peticion, në mënyrë që të ndikonte tek qeveria për të ndryshuar sjelljen e njerëzve në lidhje me aktin e vetëvrasjes.

Ai ka udhëtuar mbi 1 mijë kilometra larg nga shtëpia e tij në Adelaide, për në Canberra, në mënyrë që të zhvillojë peticionin, duke kërkuar që të përmirësohet sistemi i kujdesit shëndetësor në Australi.

Sipas tij, kujdesi shëndetësor në këtë vend është i papërshatshëm.

59 vjeçari u shpreh për ABC Breacfast:

“Dua që politikanët të ndikojnë për të përmirësuar marrjen e masave për shëndetin mendor, në mënyrë që të parandalohen shumë vetëvrasje. Vetëvrasjet në Australi janë të tjerrshme. Njerëzit po vriten gjithmonë e në moshë më të re. Ime bijë u vetëvra gjashtë muaj më parë. Kjo është tërësisht kundër rregullit të natyrës”.

Duke nisur nga 14 shkurti i këtij viti, Smart u ka kërkuar njerëzve të ndihmojnë Murcott në sfidën e tij dhe të nënshkruajnë peticionin në change.org.