“E ke përdorur Ijen për marketing”, Bes Kallaku i kthehet në këtë mënyrë moderatorit

“E ke përdorur Ijen për marketing”, Bes Kallaku i kthehet në këtë mënyrë moderatorit

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie mjaft të veçantë me gjyshen e tij Ijen. Ai shpenzon humë kohë pranë saj dhe madje Ija tashmë është kthyer në një personazh dhe është shumë e ndjekur në Instagram.

Së fundmi, Besi ka qenë i ftuar në emisioni ‘Late night shoë’ me Kastro Zizon ku ndër të tjera ka folur edhe për Ijen.

Video:

Në një moment Kastro e ka pyetur Besin se nëse e ka përdorur gjyshen e tij për marketing.

“Jo, jo. Nëse ka një njeri që unë e kam pikë të dobët ajo është ija. Dota e saj është kripë. Të gjithë shijen e bukës gjithë shijen e ushqimit, gjithë shijen e dashurisë ajo ta ushqen… dora  saj është sheqer. E futa në klipe dhe filloi duke i pëlqyer. Pastaj ngqë fillova duke e nxjerr filloi të dilte prapa se po i pëlqente, dhe pastaj hapi Instagram. Filam i çuan dhurata, ndalonin në Bubq dhe shqiptarë të Kosovës për ta takuar,” është shprehur Bes Kallaku.