Noizy ‘çmend’ grekët, del dhe këndon shqip në mes të Athinës

Noizy ‘çmend’ grekët, del dhe këndon shqip në mes të Athinës

Së fundmi reperi i njohur shqiptar Noizy ka udhëtuar drejt Greqisë  ku dhe ka marr pjesë në një nga eventet më të rëndësishme në Greqi ‘Mad Awards’. Këngëtari shqiptar  ka ngritur atmosferën së bashku me reperin grek Snik me të cilin pak ditë më parë ka publikuar  një bashkëpunim të quajtur ‘New Benz’.

Noizy ka publikuar shumë foto dhe video nga performance e tij ku ka kënduar shqip dhe në momentin që ka dal në skenë gjithë publiku ka brohoritur për të duke treguar kështu që është i njohur edhe në Greqi.

“Ritmi i jetës time”, ka shkruar Noizy në një foto të shkëputur nga performance e tij në Athinë.