Flaka Krelani sot hyn në një dekadë të re, duke festuar kështu ditëlindjen e saj.
Ajo së fundmi ka marrë shumë komente për ndërhyrjet e saj që e kanë bërë të duket krejt ndryshe.
Këngëtarja sot feston 30 vjetorin e lindjes.
Artistja për ditëlindje ka publikuar një fotografi në Instagram ku ia bashkëngjiti edhe thënien e Mahatma Gandhit: “ Janë dy ditë në vit që ne nuk mund të ndërmarrim ndonjë veprim, dje dhe nesër.”
Kujtojmë se këngëtarja 30 vjeçare javë më parë kishte publikuar klipin e saj më të ri që mban titullin ‘Slay’.