
Imazhi më i ri i kompanisë së njohur kosovare ‘Princ Caffe’ tashmë është bërë edhe reperja femër më e suksesshme në vend, Tayna.
Në kuadër të kësaj, reperja nga Prizreni dje ka mbajtur një koncert falas për adhuruesit e saj të shumtë në sheshin kryesor të Prishtinës ‘Zahir Pajaziti’.
Para një numri të madh të fansave, Tayna ka dhuruar performancë fantastike të disa prej hiteve të saj më të njohura.
Krahas kësaj edhe paraqitja dhe veshja e reperes nuk kaluan pa u komentuar. Në një këmishë të bardhë të kombinuar me kapele të zezë dhe taka të larta, Tayna dukej tejet joshëse.
Imazh nga kjo performancë, reperja i ka publikuar edhe në llogarinë e saj të ‘Insatgramit’, me mbishkrimin ‘Ndjene dashurinë’.
Kujtojmë që si imazh i ‘Princ Instant’ Tayna do të realizoj gjithsej tetë reklama.