Djathi, ilaç i disa sëmundjeve

Djathi, ilaç i disa sëmundjeve

Djathi është një ndër ushqimet të cilin sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk duhet ta ndajmë nga vaktet tona ushqimore. Ky ushqim është i pasur me proteina, yndyrë, kalcium, vitamina dhe minerale të cilat i bëjnë kockat dhe muskujt më të fortë.

Te djathi janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme.

Minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori gjenden dhjetë herë më shumë te djathi, sesa te qumështi (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa te djathërat e tjerë kjo sasi ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi, ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.

Parandalon kancerin – Vitamina B që ndodhet në përbërjen e djathit forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kancerin.

Djathi ju ndihmon të humbisni, por edhe të fitoni masë muskulore. Nëse dëshironi të humbni peshë është e rëndësishme të zgjidhni djathë me yndyrë të ulët. Gjithashtu djathi mbron dhëmbët nga dëmtimi. Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat parandalojnë bllokimin e arterieve.