
Përpara se të martohej me Princ Harryn dhe të hiqte dorë nga puna e saj si aktore, Meghan ka qenë një nga personazhet më të komentara në mediat rozë dhe jeta e saj private dhe lidhjet me personazhet e njohur kanë marrë gjithmonë vëmendjen.
Së fundmi, në mediat e huaja është përfolur shumë për raportin mes Meghan dhe fituesit të ‘X Fac+to’, Matt Cardle.
Madje kanë qarkulluar edhe bisedat që ata kanë pasur pak para se Meghan të martohej.
“Matt nuk mund të besonte që një yll si Meghan e dinte se kush ishte ai. Kështu që, ata flirtuan pak para se ajo t’i kërkonte të takoheshin. Dukej sikur kishte një lidhje mes tyre, por ndodhta ishte koha e gabuar. Ai nuk i ktheu më përgjigje Meghan-it, ka shkruar ‘The Sun’.