Pjesë e rëndësishme e një kënge verore, e cila aspiron të kthehet në hit është padyshim edhe videoklipi, pamjet dhe vendi ku ai do xhirohet.
Ndër gjithë detajet e bukura, kohët e fundit është vënë re një tendencë e këngëtarëve shqiptarë për të xhiruar videoklipin e tyre në Shkodër.
Ishte përzgjedhje qëlluar për klipe verën e kaluar dhe mesa duket vazhdon të mbetet destinacion i preferuar edhe këtë vit.
Ndaj sot, menduam t’iu sjelllim pak ritëm dhe aromë shkodre me një përmbledhje të disa prej këngëve që kanë qenë apo janë hite verore, ku lezetin e suksesin padiskutim ua ka dhënë edhe Shkodra.
“Bella” – Butrint Imeri
Butrint Imeri është një ndër këngëtarët i cili ka eksploruar vënde të ndryshme për të realizuar xhirimet e vidioklipeve të tij. Kolumbi, Turqi, Tajlandë janë disa prej destinacionëve të këngëtarit. Dhe në vazhdën e gjithë këtyre vëndeve të bukura në botë, Butrinti nuk i rezistoi dot tundimit për të xhiruar një klip edhe në Shkodër.
Në videon e “Bella” shfaqen detaje tipike shkodrane, si biçikletat apo shtëpitë e vjetra shkodrane shumëngjyrëshe, që duhet thënë, kombinohen shumë bukur me këmishat me lule të Butrintit.
“A ma jep”- Argjentina Ramosaj
Klipi i Argjentines, “A ma jep” është realizuar po ashtu në Shkodër, ku këngëtarja ecën dhe kërcen në lagjet e vjetra dhe herë pas here shfaqet në një fushë ku në fokus është detaji kyç i qytetit. Sigurisht: biçikleta.
“Caliente”- Tayna
Sikurse mund ta keni dëgjuar në çdo makinë, club apo lokal të mundshëm, Tayna para pak ditësh lançoi “Caliente”-n e saj të kësaj vere.
Sërish e njejta linjë e këngëvë të sipërpërmëndura: Muzikë ritmike, sërish ndërtesa të vjetra plot ngjyra, sërish biçikletë, dhe sërish aromë shkodre.
Sigurisht, sërish sukses i garantuar për Taynen!
“T’lutem”-Skerdi ft Mimoa Shkodra
Ata që janë të freskët fare nga vizita në Shkodër janë me siguri Skerdi dhe Mimoza Shkodra me bashkëpunimin e tyre muzikor “T’lutem”.
Pak por e sigurt: mbiemri i këngëtares do ketë luajtur padiskutim rol në përzgjedhjen e qytetit.
Përtej shakasë, përgëzime që dolën jasht pritshmërive dhe nuk përfshinë një biçikletë në klip.
Përpos klipeve të këngëve, Shkodra është gjithashtu shumë e preferuar edhe për xhirimin e klipeve të dasmave, dhe kjo nuk është risi tashmë. Shumë çifte zgjedhin të memorizojnë momentet e ditës së tyre më të rëndësishme në këtë qytet, për gjithë bukuritë natyrore dhe historike që ai mbart.