Histori të veçanta: Çiftet shqiptare që u njohën në rrjete sociale

Histori të veçanta: Çiftet shqiptare që u njohën në rrjete sociale

Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe ditët e sotme çdo informacion  e kuptojmë përmes  tyre. Madje edhe dashurinë  e jetës shumë persona e kanë gjetur  në rrjete sociale . Këtë na e vërtetojnë historitë e veçanta të dashurisë së çiftet të njohur shqiptar të cilët sot janë martuar dhe  janë shumë  të lumtur bashkë.

Marina dhe Getuari janë njohur në Instagram. Ka  qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty ?, ia ka kthyer Marina “ Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”.

“Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë”  i është  përgjigjur Geti. E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja tregoi se pas këtij mesazhi nuk I shkruajti më Getit por ai kishte insistuar dhe një ditë tjetër I kishte shkruar sërish: “Pse s’më kthen përgjigjje? Të ka ngelur hatri?”.

Marina i ka kthyer përgjigjje duke I thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua  në martesë dy vite më parë, shkruan Xing.al.

Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restaurant e më pas futbollisti I kërkoi menaxheres që ti jepte numrin e tij Monikës. Pas  këtioj momenti, çifi u njohën më mirë me njëri tjetrin nëpërmjet  mesazheve të shpeshta.

Loriku ishte i bindur se Monika do e telefononte dhe ashtu ndodhi. Çifti sot jane martuar dhe kanë  krijuar familjen e tyre. Ata janë prindër të një djali dhe suket se e shijojnë shumë jetën familjare.

Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një folloë.  Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana  dhe vendosi ti bëj folloë edhe ai dhe ti shkruaj.

Reperi ka qenë me fat  pasi Loredana i ktheu përgjigjje dhe nisën bidesën egjata derisa çifti në  fazën e lidhjes. Ata janë tani të martuar dhe kanë një vajzë.

Learta Jakupi dhe djali i Shyhrete  Behlulit, Kushtrimi, janë njohur para katër vitesh . Learta ka treguar se ishte Kushtrimi ai që  i kishte shkruar i pasi asaj në Instagram.

Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti  i shkruajti  Rudinës një mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje nga Tokio” i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision.

“Impakti i parë ishte sapo hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga  detaje tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë martuar dhe janë prindër të një vajze.