10 pyetjet që do të ju ndihmojnë të njihni një person që në takimin e parë

10 pyetjet që do të ju ndihmojnë të njihni një person që në takimin e parë

E mbani mend takimin e parë me dikë? Me siguri ka qenë një situatë paksa e sikletshme dhe sikur të mos mjaftonte, ju desh të mendoheshit për disa minuta për pyetjen e radhës (e cila ndonjëherë rezultonte të ishte jo fort e gjetur). Në vijim gjeni një listë me pyetjet më të përshtashme që duhen bërë në takimin e parë. Sigurisht që është një ide e përgjithshme, pasi nuk do t’i bëni të gjitha pyetjet; keni takimin e parë, nuk po bëni intervistë.

1. “Çfarë bën në fundjavë?” – një mënyrë për të kuptuar si e kalon ai/ajo kohën e lirë. Nëse ju preferoni të qëndroni gjithë fundjavën shtrirë duke parë filma ndërkohë që personi tjetër shkon për vrap, bën piknik në natyrë ose nxjerr qenin shëtitje, është një shenjë që mes jush mund të mos funksionojë.

2. “Sa miq të ngushtë ke” – ose çfarëdo pyetje tjetër në lidhje me shoqërinë. Do të kuptoni më shumë për marrëdhëniet në përgjithësi.

3. “Ke kafshë?” ose “Cila është kafsha juaj e preferuar” – për të mësuar më shumë rreth natyrës së personit përballë. Nëse adhuron qentë, sa mirë për ju; nëse ka pasur një gjarpër, prit çfarë?! Bëjmë shaka! Gjithsesi nuk është keq të pyesni.

4. “Po ndjek ndonjë serial kohëve të fundit?” – thjesht për informacion. Nëse të dy shihni “Game of Thrones” për shembull, do të shpenzoni orë të tëra duke disktutuar mbi ngjarjet Jon vs. Daenerys.

5. “Çfarë shenje je? – sepse sigurisht që horoskopi është i rëndësishëm. Të paktën për ata që besojnë.

6. “Ç’mendon për [një ngjarje e rëndësishme ekonomike/sociale/politike etj] – për të kuptuar personalitetin dhe formimin e tij/saj.

7. “Çfarë bindjesh politike ke?” ose e thënë më shkoqur “Për cilën parti do të votosh?” – jo për ndonjë arsye tjetër përveçse faktit që bindjet politike janë një tregues i mirë për karakterin e individit.

8. Si e përjetove [një ngjarje të madhe që ka ndodhur së fundmi] – një pyetje për të vazhduar diskutimin.

9. “Çfarë bën gjatë ditës?” – do t’ju bëjë të kuptoni më shumë për punën e personit të përballë dhe mënyrën si e ndërton jetën. Për shembull nëse qiranë ia paguajnë ende prindërit ndërkohë që është rreth të 30-ave, ka diçka që nuk shkon. Sigurisht që do të keni një ide të përgjithshme, pasi situata duhet vlerësuar nga rrethanat specifike.

10. “Cili është libri i fundit që lexove?” – a) për të kuptuar nëse ai/ajo lexon b) për një sugjerim mbi librin e ardhshëm nëse keni shije të njëjta.